Korçë, 16 prill, NOA - Forcat e policisë së Korçës mundësuan sot arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët kanë vjedhur në bashkëpunim hekur nga konstrukti i godinës së ish-Uzinës së Preçizionit, e cila ndodhet në lagjen 17 të këtij qyteti.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, dy të ndaluarit janë Përparim Kiptiu, banues në Korçë, i dënuar edhe më parë dy herë për vjedhje.
Ndërkaq, bëhet e ditur se bashkëpunëtorja e tij, Drita Barmashi, edhe kjo banuese në Korçe, do të ndiqet në gjendje të lirë, për shkak të sëmundjes që mbart vajza e saj si dhe mospasja mundësi e kujdesjes për të nga ndonjë person i afërm.
Që të dy këta persona do të gjykohen për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA