English

Arrest në burg të dyshuarit si vrasës i babait, rrëfehet vlonjati

Vlorë, 17 Prill NOA - Do të qëndrojë në burg deri në mbyllje të hetimit dhe gjykimit në ngarkim të tij 23-vjeçari Arion Lulaj, i cili tre ditë më parë akuzohet se shkaktoi një masakër brenda familjes duke prekur dhe shoqërinë.Korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, tha se Arion Lulaj do të gjykohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, ndërsa është përfaqësuar në gjykatë nga avokat shteti duke mos pasur kështu, një mbrojtje me avokat privat. Në seancën e sotme, i riu është rrëfyer. Ai e ka pranuar krimin ndërsa është shprehur i habitur që ka qenë në gjendje të bëjë një akt të tillë. Sipas tij nuk ka qenë i ndërgjegjshëm në momentin e ngjarjes. Mësohet se Lulaj, në dhomat e paraburgimit ndodhet në gjendje të rëndë depresive si pasojë e aktit vrasës që ka kryer dhe që këmbënguli edhe sot se erdhi në rrethana të pabesueshme për të.I riu akuzohet se vrau me armë zjarri Kallashnikov në gjendje të dehur babanë e tij Musa Lulaj, shokun e ngushtë Bledar Xhaferaj, ndërsa plagosi nënën e tij Sofie Lulaj dhe djalin e dajës, Jovan Lazaj.e.l/NOA

KOMENTE