English

Batler: Pas zgjedhjeve në Greqi, të nisin bisedimet për emrin

Shkup, 17 prill, NOA - Këshilltari politik i komandantit të përgjithshëm të forcave të NATO-s për Evropë, Lorens Batler deklaroi se Maqedonia duhet të vazhdojë procesin e reformave. Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin aktual Branko Cërvenkovski. Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Lorens Batler shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në misionet ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan. Ai ka pohuar se ky vend duhet të vazhdojë me zbatimin dhe realizimin e reformave, sidomos në fushën e mbrojtjes. Batler dhe presidenti Cërvenkovski deklaruan se pas zgjedhjeve në Greqi duhet të intensifikohen bisedimet lidhur me kontestin e emrit dhe të arrihet një kompromis i pranueshëm për të dyja palët, për të tejkaluar barrierat për pranimin e Maqedonisë në NATO. Presidenti Branko Cërvenkovski ka deklaruar se zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në një atmosferë të qetë janë të rëndësishme për aspiratat evroatlantike të Maqedonisë. Ai shprehur përkushtimin e vendit për anëtarësim në NATO. NOA-INA

KOMENTE