English

Faqet e para të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, 17 Prill 2009

Tiranë, 17 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, për ditën e Premte 17 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

''Le Figaro''

Jerusalem, Mitchell mbron idenë e dy shteteve

Emisari amerikan, për Lindjen e Mesme është ndier i fyer nga papajtueshmëria e shefit të diplomacisë izraelite, Avigdor Lieberman.

 George Mitchell, emisari special amerikan për Lindjen e Mesme vuri pikat mbi ''i'' në Jerusalem duke u shprehur se ''SHBA-ja mbështet idenë e dy shteteve me një shtet palestinez që jeton në paqe përkrah Izraelit''. Obama dhe lidershipi i ri amerikan Para hotelit Trinidad Tobago ku do të zhvillohet samiti i Amerikave, një burrë mban një T-shirt ku shfaqen Barack Obama dhe Martin Luther King.  Diplomacia dorës së shtrirë e nisur nga presidenti amerikan në Evropë do të jetë një provë tjetër për Obamën duke nisur që sot në Samitin e Amerikave. Një tërmet vrasës godet Afganistanin Dy tërmete të njëpasnjëshëm shkatërruan dhjetëra shtëpi dhe shkaktuan disa të vdekur në lindje të vendit.  Të paktën 22 persona vdiqën gjatë dy tërmeteve që prekën, me një interval prej dy orësh, natën duke gdhirë dita e sotme lindjen e Afganistanit, njoftuan autoritetet lokale.  Tërmetet goditën rajonin e Khogyanit të krahinës së Nangarharit, pranë kufirit me Pakistanin. Ndërkohë, shtypi gjerman i së premtes trajton ndër të tjera heqjen e gjendjes së shtetrrethimit në Çeçeni. Në lidhje me këtë "Berliner Zeitung" vëren:

"Ky hap duhet të ishte ndërmarrë me kohë. Duke shpallur një republikë të tërë territor lufte anti-terror u pezulluan të drejtat civile atje, iu garantua pandëshkueshmëria pushtetit shtetëror. Por, sado për t'u përshëndetur qoftë pezullimi i operacionit, aq pak edhe duhet pritur prej tij. Ramzan Kadirovi, presidenti i Çeçenisë, vendosi vërtet qetësi në republikën e tij, dhe në krahasim me luftën e mëparshme civile ky është një përparim gjigant. Por sundimi i tij mbështetet në rezerva gjigante frike, të grumbulluara prej shoqërisë çeçene gjatë dekadës së të ashtuquajturit "Operacion Antiterror" dhe vetë njerëzit e Kadirovit kanë prodhuar me zell frikë të re".

Për të njëjtën temë lexojmë në gazetën "Dresdner Neueste Nachrichten":

"Qetësia që mbizotëron në republikën kaukaziane është e rreme. Ajo vendoset me dhunë prej presidentit Kadirov kundër kundërshtarëve politikë, mëkëmbës për hir të Moskës. Nëse vjen rasti që milicët e tij privatë nuk mjaftojnë, Moska mund të vazhdojë të mbështetet tek 30 000 ushtarët që mbeten në republikë. Por para së gjithash mbetet pyetja, nëse presidenti Medvedev do t'i vërë para përgjegjësisë personat përgjegjës për luftën dhe për pothuajse 100.000 civilët e vrarë. Në fund të fundit pretendimi se Kremlini luftonte në Çeçeni kundër terrorizmit ndërkombëtar, nuk ishte kurrë i vërtetë. Pa përpunimin e luftërave, të nevojshëm edhe për Rusinë, do të mbeteshin fasadë edhe vetë sukseset e padiskutueshme të rindërtimit në Çeçeni, suvaja e të cilave shumë shpejt do të fillonte të thërrmohej."

''Le Monde'' Meksikë - Obama i angazhuar të luftojë kundër karteleve të drogës Presidenti amerikan, Barack Obama siguroi presidentin meksikan Filipe Calderon se do t'i jepte gjithë mbështetjen e tij në luftën kundër karteleve të drogës dhe do të bënte përpjekje për ratifikimin nga SHBA-ja të një marrëveshjeje ndërkombëtare kundër trafikut të armëve. SHBA premton një miliardë dollarë në ndihmë të Pakistanit Në hapjen e takimit të donatorëve për Pakistanin që po zhvillohet sot në Tokio, presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari premtoi se do të luftonte kundër terrorizmit.  Gjatë këtij takimi SHBA-ja premtoi një miliardë dollarë në ndihmë të Pakistanit në dy vjet. Strauss-Kahn: FMN do të përqendrohet në mbikëqyrjen e rreziqeve financiare në botë Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Doinique Strauss-Kahn, deklaroi dje se parashikon ta përqendrojë misionin mbikëqyrës të institucionit të tij në rreziqet e përgjithshme për ekonominë dhe sistemin financiar botëror. ''Corriere Della Sera'' Bolivia zbulon komplotin për vrasjen e morales Presidenti bolivian, Evo Morales njoftoi se forcat e policisë kanë zbuluar një komplot për vrasjen e tij dhe të drejtuesve të tjerë të vendit.  Pas një përleshjeje që zgjati rreh 30 minuta agjentët e policisë kanë arritur të neutralizojnë një komandat mercenarësh që jetonte në hotelin Santa Cruz.  Pas disa shkëmbimesh zjarri është bërë e mundur kapja e dy hungarezëve dhe një irlandezi. Berluskoni: Një aleat i koalicionit kërcënon me rrëzimin e qeverisë Për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me datën e zhvillimit të një referendumi, një aleat i kryeministrit italian Silvio Berluskoni ishte shprehur se do të rrëzonte qeverinë e tij, deklaroi dje Berluskoni duke pranuar për herë të parë mosmarrëveshjet brenda koalicionit të djathtë.

Â

Â

KOMENTE