English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 17 Prill 2009

Tiranë, 17 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet pasqyra e përditshme e gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 17 Prill 2009, si dhe një analizë dhe përmbledhje e kryetitujve kryesorë të gazetave. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

Â

Gazeta e përditshme "Shekulli" hapet me titullin "PS: Protesta për kartat e identitetit". Kryeartikulli pasqyron debatet e ashpra në Kuvend ku socialistët braktisën sallën gjatë seancës parlamentare. Gazeta citon kërkesën e Leskajt që "të hiqet taksa e votës përndryshe nuk do të ketë zgjedhje".

Një tjetër shkrim kryesor është ai informues për studentët, "Universitetet, 7007 kuotat për Tiranën". E përditshmja publikon kuotat për të 44 degët e universiteteve të Tiranës.

Nga Eduard Zaloshnja, lexohet opinioni me titull: "IPR, ndryshe nga Zogby?".

Kurse nga ekonomia, veçohet: "Fullani, qeverisë: Merr kredi nga FMN".

Â

E përditshmja "Panorama" hapet me titullin "Kartat falas, PS braktis Kuvendin, përgatiten protesta". Gazeta ndalet në paralajmërimin që opozita i bëri kryeministrit se do të ketë tubime në rrugë nëse nuk zhbllokohet çështja e kartave të identitetit.

Kjo gazetë evidenton edhe një intervistë me përfaqësuesin e Shoqatës së Ish-Ushtarakëve, Zydi Kroi: "Pensionet, ligjin e qeverisë do ta çojmë në Kushtetuese".

Nga Rexhep Mejdani, veçohet opinioni "A kanë faj ngjyrat?".

Gazeta publikon dhe pasazhe të intervistës që ambasadori i SHBA, Uidhers dha mbrëmë në Top Channel dhe ndalet në argumentin: "Shqetësim për 700 mijë qytetarë që nuk votojnë dot".

Â

E përditshmja tjetër "Shqip" hapet me titullin "Njeriu i Berishës në krye të Doganave". Gazeta trajton emërimin e Endri Pemës në vend të të shkarkuarit Përparim Dervishi dhe citon këtë të fundit të ketë deklaruar se "punova sipas modelit tim, nuk iu binda urdhrave". Ndërsa citohet edhe zv/ministri i Financave të ketë thënë se "Pema, ka mbështetjen direkte të kreut të qeverisë".

Shkrim tjetër kryesor në "Shqip" është "Kartat, opozita braktis Kuvendin, tani protesta".

Në këtë të përditshme, publikohet edhe intervista e Uidhers me titull: "Zgjedhjet, një provë kritike për të ardhmen e vendit".

Nga sporti, publikohet një deklaratë e trajnerit të shkarkuar të kombëtares sonë të futbollit, Ari Han, i cili citohet në thënien: "Në Shqipëri nuk kishte as për të ngrënë".

Nga Mitro Çela, lexohet komenti "Dreka e paguar nga FMN".

Â

Gazeta "Koha Jonë" çelet me titullin: "Fazlliç padit prokurorinë". E përditshmja publikon të dhëna të detajuara për procesin gjyqësor që thotë se pritet të hapet nga gjyqtari Gjin Gjoni për të detyruar organin e akuzës që të pushojë totalisht hetimet mbi biznesmenin anglo-boshnjak dhe pronat e tij në Shqipëri e jashtë vendit.

E përditshmja publikon në argumentin e zgjedhjeve dy citate krejt të kundërta nga PD dhe PS.

Berisha citohet të ketë apeluar që "qytetarët të pajisen të gjithë me karta".

Kurse PS citohet në pohimin se "kartat t'i blejnë ata që kanë mundësi".

Në këtë gazetë publikohet dhe një editorial nga Dejvid Klark i "The Guardin" me titull "Kosova, një luftë e drejtë".

Â

Gazeta "Korrieri" çelet sot me titullin "Të përndjekurit dhe pronarët, strategjia për zgjedhjet e qershorit". Sipas të përditshmes, e cila spekulon me parashikime, "PD humb nga shtresat e djathta". Kurse nënvizohet se "ish-pronarët shkojnë te "Poli i Lirisë" dhe zyrtarizojnë kandidatët, kurse ish-të përndjekurit kushtëzojnë votat me 20 vende në listën e kandidatëve".

Kjo e përditshme ka dhe një shkrim ekonomik si kryesor, ku citohen bankat të kenë pohuar se për kredinë në euro do t'i rrisin interesat".

Â

Një tjetër e përditshme, "Libertas", hapet me titull kryesor, "PS, bojkot dhe protesta për zgjedhjet". Gazeta spekulon me parashikimin se "Bojkoti i Kuvendit bllokon dhe ngritjen e komisionit hetimor për Edi Ramën".

Shkrim tjetër kryesor është ai nga Greqia, ku raportohet se shqiptarët po inkuadrohen në radhët e policisë, ndërsa reagimi vendas është se "të huajve po iu jepen çelësat e shtëpisë".

Â

Gazeta tjetër, "Standard", ka si argument kryesor të ditës, "Vendimi, ku do të punësohen 2430 punonjës në administratë".

Në fotolajmin e ditës që vjen i zgjeruar në brendësi të gazetës, publikohet titulli: "PS i rikthehet destruktivitetit, Rama tërheq PS-në nga debatet".

Nga Sami Neza, veçohet komenti "As problem teknik, as problem social, as problem politik".

Â

E përditshmja "TemA", vazhdon të ketë në qendër të kryeartikullit ditor, çështjen e Gërdecit. Sot hapet me titullin: "Tatimet konfirmojnë: Kompania e Balliut, që ndërtoi Gërdecin është aktive".

Sipas të përditshmes, "kompania "Trans Digging", në pronësi të Fahri Balliut dhe Mihal Delijorgjit, është aktive dhe ka paguar dhe vazhdon të paguajë detyrimet ndaj organeve tatimore". Gaztea thotë se ky lajm, konfirmohet nga zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas gazetës, "kompania nuk është sekuestruar ende nga prokuroria, edhe pse për të ka prova se ka rrënuar disa objekte në repartin ushtarak të Gërdecit dhe më pas ka marrë pjesë në ndërtimin e punishtes që u mori jetën 26 personave". Kurse theksohet fakti sipas gazetës, se "të gjitha këto veprime janë bërë pa leje, por në dijeni të plotë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu".

Â

KOMENTE