English

Forbes: Kriza financiare, të pasurit kthehen në të varfër dhe sidomos rusët

Moskë, 17 prill, NOA - Kriza financiare, më shumë se njerëzit që janë mësuar të marrin një pagë modeste dhe përmes saj të përmbushin gjithë nevojat e tyre, ka goditur ata që flenë mbi miliarda.

Ajo ka qenë mjaft goditëse sidomos për miliarderët rusë, të cilët kanë humbur sasi të konsiderueshme parash gjatë muajve të fundit të krizës financiare, duke u kthyer në më të varfër se miliarderët amerikanë apo ata indianë.

Kjo thuhet në klasifikimin e fundit të revistës "Forbes", sipas llogaritjeve të të cilit, vlera e përgjithshme e pasurive të miliarderëve rusë ka rënë me më shumë se 70 për qind, deri në 142 miliardë dollarë.

"Kriza ka prekur të gjithë botën: financierët dhe metalurgët, naftëtarët dhe prodhuesit e artikujve të konsumit të përditshëm. Asnjë anëtar i 'Rripit të Artë' nuk ka shënuar rritje të pasurisë së tij", nënvizon revista. Sa u përket të pasurve rusë, klasifikimi i tyre sipas "Forbes", dominohet këtë vit nga Mikhaïl Prokhorov, pronar i fondeve të investimeve "Onexim", 43 vjeç, pasuria e të cilit vlerësohet në 9,5 miliardë dollarë, të fituara veçanërisht në industrinë metalurgjike, atë arit dhe financë. Ndërsa vendin e dytë e zë Roman Abramovitch, 42 vjeç dhe pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, me 8,5 miliardë dollarë i pasuar nga presidenti i përgjithshëm i kompanisë së naftës "Loukoïl", Vagit Alekperov, që posedon 7,8 miliardë dollarë. n.e/NOA

KOMENTE