English

Grabitja e "Raiffeissen Bank", dy maskat rrëmbyen 500 mijë lekë dhe kasetat

Tiranë, 17 Prill NOA (Lajm dhe foto Update) - Dy persona të armatosur dhe me maska kanë kryer grabitjen e një filiali banke në kryeqytet, para pak minutash.

Burime okulare në vendngjarje dhe ato policore, i thanë gazetarit të agjencisë së lajmeve NOA se është grabitur me dhunë, dega e "Raiffeissen Bank" që ndodhet pranë restorant "Durrësi" në Unazë.

Burimet konfirmuan se bëhet fjalë për grabitjen e të paktën 500 mijë lekë të rinj.

Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, personat e maskuar hynë në filial, paralajmëruan se do të hapin zjarr nëse nuk binden dhe detyruan arkëtaret që të dorëzojnë paratë që kishin në kasë dhe kasafortë ndryshe do të rrezikoheshin.

Por autorët që ishin në moshë të re, janë treguar të zgjuar se para se të dalin, kanë marrë dhe kasetat e filmimeve të kamerave regjistruese, duke u zhdukur më pas.

Menjëherë më pas janë larguar nga filiali i bankës. Policia e shumtë në numër, momentalisht ka organizuar ndjekje dhe ka ngritur disa postblloqe.

e.l/NOA
KOMENTE