English

Interpoli kap në Teksas të SHBA, fierakun që vrau për hakmarrje

Tiranë, 17 Prill NOA - Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Uashingtonin dhe agjentët e ISE-ës kanë bërë të mundur arrestimin e 38-vjeçarit Gramoz Yzeiri, lindur në Fier, shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale te vrasjes me paramendim ne bashkëpunim.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë sonte për agjencinë e lajmeve NOA se arrestimi i Yzeirit është bërë në Teksas (Texas), dhe udhëtonte me një dokument të falsifikuar me emrin Adriatik Papa

Ndaj Yzeirit, Gjykata e Rrethit Fier ka vendosur masën e sigurimit arrest me burg për veprën penale të vrasjes me paramendim ne bashkëpunim.Â

Në vitin 1998 Gramoz Yzeiri në bashkëpunim me Renato Saliun, akuzohen se kanë vrarë për motive hakmarrje qytetarin Xheladin Qelia.

Gramoz Yzeiri siç duket dhe ne këtë foto arkivi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dhënat e tij personale si dhe dosja policore dhe e drejtësisë shqiptare ishin skeduar edhe tek Interpoli ndërkombëtar.

a.k/NOA

KOMENTE