Shkup, 17 prill, NOA - Një qytetar i Shkupit mbrëmë është pasuruar me 500 mijë euro pasi ka fituar bastin e tij të vënë për ekipin e "Manchester United".
Ai kishte bërë kombinimet e duhura të tre lojërave të Ligës së Kampionëve dhe me këtë rast arriti të fitojë edhe rezultatin e pritur me fitoren e Manchester United ndaj Portos.
Llotoja sportive ishte luajtur në një lokal bastesh në Greqi, ndërsa fituesi është një qytetar i Maqedonisë, banor i Shkupit.
NOA-INA