Kakavijë, 17 prill, NOA - Afrimi i Pashkëve Ortodokse ka bërë që sot të dynden drejt tokës shqiptare me mijëra emigrantë të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, Greqi.
Si për çdo vit në këtë festë të madhe për komunitetin ortodoks, në pikat doganore të jugut të vendit ka patur një situatë të rënduar sa i përket fluksit të emigrantëve.
Radhë të gjata me makina në drejtim të hyrjes për në tokën shqiptare janë vënë re që në orët e para të mëngjesit, sidomos në pikën doganorë të Kakavijës.
Radha e gjatë me automjete ka zënë të katër korsitë e rrugës ndërkohë që pala greke dhe ajo shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë, ku ajo shqiptare ka vënë në funksion 12 sportele.
Rreth 80 mijë emigrantë shqiptarë kanë hyrë në orët e para të ditës së sotme vetëm nga kjo pikë doganore.
n.e/NOA