English

Plagosi me pistoletë dy persona, vetëdorëzohet në polici i riu

Durrës 17 prill NOA - Vetëdorëzohet në polici një 19-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e dy personave.

Armando Lama është paraqitur mesditën e sotme pranë drejtorisë së policisë së Durrësit për t'u përballur me dy akuza të ngritura ndaj tij.

Lama akuzohet se është autor i ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në një lokal në lagjen nr.12 në Durrës ku ai në bashkëpunim me Alban Mançe dhe Amarildo Gjerka aktualisht të arrestuar, akuzohen se kanë tentuar të vrasin me pistoletë kamerierin e lokalit Ermal Tuka.

Për pasojë mbetën të plagosur Vlash Ashiku dhe Shehad Muda të moshës 27-vjeç të cilët në atë moment ndodheshin në ambientet e këtij lokali.

Policia bëri të ditur se nga hetimet e para rezulton që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes tre personave dhe kamerierit.

Forcat e policisë së Durrësit mundën të arrestonin Alban Mancen dhe Amarildo Gjerkan ndërsa 19-vjeçari Armando Lala u largua me shpejtësi duke u shpëtuar prangave.

Policia tha se ai ka vendosur të përballet me akuzat e "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" e kryer në bashkëpunim  dhe "Mbajtjes pa leje te armëve luftarake", duke u vetëdorëzuar në polici.

k.k/NOA

KOMENTE