English

PS: RTSH, po funksionon si radiotelevizion privat i qeverisë

Tiranë, 17 prill NOA -Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shprehu sot indinjatën e thellë lidhur me njëanshmërinë e tejskajshme të Radio Televizionit Shqiptar.

Deklarata u bë e ditur sot në mesditë nga Musa Ulqini, Sekretar i Grupit Parlamentar të PS i cili tha se RTVSH funksionon tërësisht si radiotelevizion privat i qeverisë dhe i kryeministrit Berisha.Â

"Ekipi drejtues i këtij institucioni, nën presionin e fortë të qeverisë, i detyron gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun" u shpreh Ulqini.Â

Sipas tij publikut paguan çdo vit taksë për këtë transmetues në mënyrë që ai të jetë i paanshëm.

"Sot është standardi më i dhunuar në këtë institucion, edhe pse ky standard sanksionohet qartë në ligj si një detyrim thelbësor i funksionimit të RTSh-së" shtoi më tej Ulqini.

"Këtë sjellje anti-ligjore dhe anti-demokratike e RTSh-së,- tha Ulqini,- ne e denoncojmë me forcë dhe i kërkojmë Këshillit Drejtues të RTSh-së të respektojë ligjin dhe qeverisë të heqë dorë nga keqpërdorimi i tejskajshëm politik i RTSh-së".Â

k.k/NOA

KOMENTE