English

Raul Kastro: Uashingtoni të na trajtojë si të barabartë nëse ulemi për bisedime

Havanë, 17 prill, NOA - Kuba zyrtare është e gatshme të nisë një dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por paraqet si kusht kryesor faktin që gjatë bisedimeve të mundshme bilaterale me këtë vend, ajo të trajtohet si e barabartë dhe pa vënë në dyshim sovranitetin e saj.

Një qëndrim i tillë u komunikua nga presidenti kuban, Raul Kastro gjatë një vizite të tij në Venezuelë ku deklaroi se qeverisë amerikano-veriore, i është komunikuar privatisht dhe në publik se Kuba mbetet e hapur për dialog ndaj gjithçkaje, përfshi edhe të drejtat e njeriut, lirinë e shtypit, të burgosurit politikë, gjithçka që SHBA kërkon të trajtojë gjatë bisedimeve.

"Por kjo duhet bërë në kushte barazie, pa hijen më të vogël përsa i përket sovranitetit tonë dhe pa shkeljen më të vogël të së drejtës për vetëvendosje të popullit kuban", deklaroi ai. Raul Castro iu përgjigj kështu Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, që i kishte bërë thirrje më parë regjimit kuban të demokratizohej dhe të lironte të burgosurit e saj politikë.Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE