English

Rrahja publike e Myftiut të Pukës, kapet një i dyshuar kërkohet tjetri

Pukë, 17 Prill NOA - Në person është kapur dhe një i dytë është shpallur në kërkim nga policia e Pukës pasi kanë dhunuar myftiun e qytetit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Policia konfirmoi kapjen pasditen e sotme të shtetasit Ylber Smakaj, i cili u la të ndiqet në gjendje të lirë.

Sakaq, forcat policore lokale thanë se po punohet për kapjen dhe shoqërimin e të dyshuarit të dytë, Ermal Prengzaj.

Që të dy djemtë, akuzohen për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Fyerje".

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në orën 19.50 pranë xhamisë së qytetit, kur 26-vjeçari Gëzim Kopani, lindur e banues në Pukë, me detyrë Myfti në qytetin e Pukës, pranë xhamisë, është goditur me grushte dhe fyer, sipas denoncimit të tij, nga 31-vjeçari Ylber Smakaj, banues në Fushë Arrëz dhe Ermal Prengzaj, 19 vjeç, banues në Tropojë.

Nga hetimet e para, policia thotë se konflikti mes myftiut dhe dy djemve besimtarë myslimanë, ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti personal mes tyre, detajet e të cilit nuk u publikuan për shkak se hetimi vazhdon.

r.d/NOA

KOMENTE