English

Urgjent - Grabitet me armë dhe maska dega e "Raiffeissen Bank" në Tiranë

Tiranë, 17 Prill NOA - Persona të armatosur dhe me maska kanë kryer grabitjen e një filiali banke në kryeqytet, para pak minutash.

Burime okulare në vendngjarje dhe ato policore, i thanë gazetarit të agjencisë së lajmeve NOA se është grabitur me dhunë, dega e "Raiffeissen Bank" që ndodhet në unazë pranë restorant "Durrësi" në Tiranë.

Burimet konfirmuan se bëhet fjalë për grabitjen e të paktën 500 mijë lekë të rinj.

Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, personat e maskuar hynë në filial, paralajmëruan se do të hapin zjarr nëse nuk binden dhe detyruan arkëtaret që të dorëzojnë paratë që kishin në kasë dhe kasafortë ndryshe do të rrezikoheshin.

Menjëherë më pas janë larguar nga filiali i bankës. Policia e shumtë në numër, momentalisht ka organizuar ndjekje dhe ka ngritur disa postblloqe.

Vijon lajmi me foto

e.l/NOA

KOMENTE