English

Abuzon seksualisht 12 muaj me fëmijën, 25-vjeçari i dënuar për përdhunim

Pogradec, 18 Prill NOA - Ngjarje tronditëse ka shokuar qytetin buzë liqenit, pasi një djalë në moshë 25 vjeç, i dënuar më parë për përdhunim, ka abuzuar seksualisht me një vajzë vetëm 11 vjeçare.

Autor i dyshuar i krimit është 25-vjeçari Stavri Thana lindur dhe banues në lagjen nr 4 të qytetit Pogradec.

Viktimë e abuzimit seksual është një vajzë 11 vjeçare nga i njëjti vendbanim.

Policia pohoi se autori i dyshuar i krimit, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të "marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Denoncimi nga vajza e vogël është bërë mbrëmjen e së Premtes në orën 19.30 së bashku me familjarët e saj në policinë e Komisariatit të Pogradecit.

Sipas denoncimit si dhe nga hetimet e para që kreu policia, rezulton se 25-vjeçari ka abuzuar me të miturën për një periudhë rreth 12-13 mujore.

e.l/NOA

Vijon me lajm Update

KOMENTE