Londër 18 prill NOA - Brenda pak ditësh fitoi me miliona fansa, por ende nuk ka marrë një ftesë nga ndonjë mashkull, megjithëse deklaroi se nuk kishte puthur kurrë ndonjë burrë.
Susan Boyel 48-vjeçe me një fizik që lë për të dëshiruar u bë e famshme falë zërit të saj i cili u prezantua gjatë spektaklit të talenteve të reja.
Susan Boyle, ka fituar 34 milionë fansa në YouTube, ndërsa sipas një deklarate të saj  48-vjecarja ende nuk ka marrë ftesë nga ndonjë burrë që të kërkojë të dalë me të.  Gruaja e cila ishte këngëtare e korit të kishës, prej një jave ka bërë fansa me zërin e saj nga e gjithë bota. Ajo ka treguar se nuk kishte dëgjuar më parë për faqen e njohur të videove në internet.
Susan deklaroi se nuk ka aplikuar asnjëherë internetin. "Interneti është një gjë e re për mua. S'kisha dëgjuar për parë për YouTube. Ndërsa tashmë ka marrë oferta për të dalë në televizion në të gjithë botën " u shpreh 48-vjeçarja. Â
Sipas saj ka pasur shumë telefonata gjatë javës së fundit pas performancës së saj në spektaklin e talenteve të reja, por nuk ka marrë asnjë deklaratë dashurie, apo ftesë për të dalë me ndonjë burrë. Admiruesit e saj kanë qenë fëmijët e zonës ku ajo jeton, me vështrimet e tyre.
k.k/NOA