English

Hidhet eksploziv në fabrikën e Çimentos së Fushë Krujës, s'ka dëme në njerëz

Fushë Krujë, 18 Prill - Një sasi lënde plasëse është vendosur në mjediset e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, me pasojë shpërthimin dhe shkaktimin e dëmeve materiale.

Burime në vendngjarje, i thanë korrespondentit të agjencisë së lajmeve NOA se ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm (E Shtunë).

Në një nga vend-rojet e shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë së fabrikës private, ishte vendosur sasi lënde eksplozive e cila shpërtheu.

Fatmirësisht në vendroje nuk ndodhej për momentin njeri, duke shmangur ndonjë vdekje të mundshme.

Gjithsesi, dëme materiale u regjistruan duke shkatërruar plotësisht vendrojën dhe përfshirë në shpërthim edhe mjedise të tjera përreth.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila tha se po heton për të zbardhur ngjarjen. Nga hetimet e para del se është përdorur vetëm një sasi e vogël lënde eksplozive, por nuk konfirmohet lloji i saj. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

a.a/NOA

KOMENTE