English

I dhuron pasuritë një fondacioni bamirësie që të mos bien në duar të të huajve

Tiranë, 17 prill NOA - Një grua në moshë të thyer, duke dashur shumë që bizneset e saj të mos bien në dorë të të huajve, ia ka dhuruar gjithçka një fondacioni bamirës.

Është Zhan Ogië (Jeanne Augier), është pronarja 85-vjeçare e njërit prej hoteleve më të famshëm në Promenade des Anglais në qytetin e Nisës, Francë, që ka vendosur ta shpëtojë hotelin e saj nga spekulatorët e huaj.

Këtë e ka vendosur ta bëjë, duke ia lënë si trashëgim, bashkë me të gjithë pasurinë e saj, një fondacioni bamirës që do të kujdeset edhe për kafshët e saj shtëpiake.  "Kompleksi Negresco duhet të shërbejë për të zbutur sadopak vuajtjet e njerëzve dhe të kafshëve", u shpreh zonja e moshuar.

"Unë mendoj se kjo është edhe mënyra më e mirë për të siguruar që hoteli i mbetet Francës dhe nuk blihet nga spekulatorët dhe biznesmenët e huaj", - shtoi 85-vjeçare.

Ajo ka theksuar se 260 persona do të ruajnë vendin e tyre të punës në hotelin luksoz, që e ka trashëguar nga babai i saj në vitin 1957, kur ishte në prag të falimentimit. Trashëgimia, që i shkon fondacionit "Mesnage", nuk është e pakonsiderueshme.

Përveç hotelit, fondacioni bamirës do të trashëgojë edhe prona të tjera të zonjës së pasur: vila e familjes pranë Grasse, dy apartamente në hotelin "George V" në Paris, shoqëri imobiljare dhe disa sheshe parkimi në qendër të Nisës.

Por më kryesori padyshim që mbetet hoteli i falshëm "Negresco".

Me kupolën e tij me ngjyrë të kuqe, hoteli Negresco, që dominon në gjirin e Nisës që prej vitit 1913 kur u ndërtua nga Henri Negresco, konsiderohet si Kulla "Eifel" e Nisës. Fasada e përparme e hotelit sheh përballë monumenteve historike dhe brendësia e tij është si një muze: në sallonin mbretëror, vetratat janë të firmosura me emrin Gustave Eiffel dhe llampadari gjigant nga Baccart është një nga dy ekzemplarët e vetëm që është porositur nga Car Nikolla II. Ndërsa në sallonin Versailles gjendet portreti i Luigjit të XIV, i cili është pikturuar nga Hyacinthe Rigaud.Â

e.l/NOA

KOMENTE