English

Një prift në Greqi i refuzon meshën të miturit me argumentin se "je shqiptar mysliman"

Nga bashkëpunëtori i NOA në Greqi

Â

Athinë, 18 Prill NOA - Një prift grek ka ndaluar një djalë shqiptar që të marrë pjesë në meshë në zonën e Mitilinit në vendin fqinjë, informon bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA që citon burime mediatike vendase.

Bëhet fjalë për një djalë 14-vjeçar shqiptar, që jeton me familjen e tij në Greqi prej vitesh, me dokumente të rregullta dhe momentalisht gjenden familjarisht në zonën e Hippias, lokalitet i Mitilinit.

Madata, agjenci private lajmesh në Athinë, përshkruan përmes të dërguarit të saj në Mitilini, se banorët atje janë ndarë më dysh, për shkak të incidentit të fundit që ka ngjallur jo pak debate.

Incidenti ndodhi të premten, ditën e fundit të shkollës para festës së Pashkëve. Të gjithë nxënësit kishin shkuar dhe ishin mbledhur në kishën e madhe të Mitilinit në Hippia, për ceremoninë tradicionale dhe ishin në pritje për të marrë pjesë në meshë. Kur i erdhi radha një nxënësi që dallohej si i huaj, prifti pyeti fillimisht mësuesit që shoqëronin grupin duke kërkuar të dijë se mos vallë fëmija, nxënës në liceun shtetëror të Mitlinit, ishte nga Shqipëria. Një nga mësuesit i ka pohuar se fëmija ishte shqiptar.

Këtu, prifti i është drejtuar nxënësit duke e larguar nga radha dhe i ka thënë: Unë nuk kam ndërmend që një shqiptar mysliman ta fus në procesion sepse nuk është i krishterë".

Bëhet fjalë për momentin kur prifti hedh avuj tejmani dhe u jep të pranishmëve bukën e bekuar, një petë e hollë në ngjyrë të bardhë që duhet të mbahet në gjuhë derisa të shkrijë.

Nëna e fëmijës së vogël është informuar për incidentin dhe ka mbërritur menjëherë në kishë që e kishte afër shtëpisë.

Gruaja 35-vjeçare shqiptare, me atë greqishte të çalë që mund të fliste, shpjegoi para priftit se djalin e kishte pagëzuar prej disa muajsh dhe se nuk ishte as katolik dhe as mysliman por tani, një kristian ortodoks.

Por kjo nuk e ka bindur aspak priftin i cili këmbënguli se nuk kishte ndërmend ta lejonte fëmijën shqiptar të merrte pjesë në meshë duke e përzënë.

Në këto kushte, nëna e të voglit, ka qëndruar një orë dhe pa shpresa se mund të dilnin nga kisha me meshë të përmbushur, janë larguar duke shkuar në banesën ku jetonin prej një viti.

Ngjarja solli reagime në këtë lokalitet. Banorët e cituar nga Madata, thanë se ishin habitur me këtë xhest të priftit, për më tepër që fëmija sikundër u pohua, ishte pagëzuar dhe e vetmja gjë që mbetej, ishte fakti që i vogli ishte shqiptar.

n.s/NOA

Â

KOMENTE