Mallakastër, 18 Prill NOA - Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Ramen si person me lidhje kriminale të cilat kërkon t'i përdorë në fushatë.
Pretendimet e Olldashit u shprehën në takimet që ai pati në komunat Greshnicë, Fratar dhe Kutë të Mallakastrës dhe Ballshit.
"Edi Rama, modeli që kemi përballë është e kundërta e atij që vjen tek ju. Thotë se do të luftoj krimin nderkohe qe kryen takime te pernatshme me të gjithë falangat e mbetura të krimit, me qëllim për t'i mobilizuar ato në fushatën elektorale."
Olldashi u shpreh i vendosur se"askush nuk do ta lejojë Edi Ramën të përdorë kriminelë në fushatën elektorale, sepse edhe nëse ndonje i tillë ka mbetur rrugëve, ai do të shkojë atje ku ka vendin".
Gjatë takimeve teë tij ministri Olldashi ka bërë një krahasim ndërmjet investimeve të kryera nga kjo mazhorancë që është sot në pushtet dhe qeverisjes socialiste.
"Socialistët gjatë qeverisje së tyre, kanë ndërtuar gjithsej 80 apartamente për të pastrehët.
Ne në 3 vjet e gjysmë kemi arritur në 7 mijë apartamente", - tja Olldashi.
Kurse ka pretenduar edhe për arsimin: "Gjatë qeverisjes socialiste janë bërë aq shkolla sa mund të numërohen me gishtat e duarve. Ne në 3 vjet e gjysmë kemi ndërtuar apo rikonstruktuar 1012, ose një shkollë në çdo ditë të mandatit tonë".
e.l/NOA