English

Prençi në Shkodër: Parandaloni kultivimin e lëndëve narkotike

Shkodër 18 prill NOA Foto update - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër me Drejtorët, Shefat e Rendit dhe Sigurisë Publike, Shefat e Komisariateve si dhe me Drejtorët Rajonal të Kufirit të Qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

Drejtori i Përgjithshëm është fokusuar në luftën që duhet të bëjnë strukturat e policisë në parandalimin kultivimit të lëndëve narkotike. Prençi ka deklaruar se në qarkun e Shkodrës, por edhe në qarqe të tjera që vitin e kaluar është konstatuar kultivim i bimëve narkotike, të merren masa që këtë vit pavarësisht se është vit zgjedhor, dhe të mos lejohet kultivimi i bimëve narkotike.

"Askush të mos mendojë se meqë jemi para zgjedhjeve policia do të tolerojë këtë fenomen. Është e domosdoshme, që lufta kundër këtij fenomeni të jetë më e organizuar, për të realizuar një bashkëpunim më efektiv me të gjitha strukturat e administratës shtetërore, duke vlerësuar drejt rëndësinë e këtij fenomeni jo vetëm si aksion policor, por si aksion kombëtar me përgjegjësi direket, me qëllimin për të zhdukur përfundimisht këtë fenomen"- u shpreh Prençi Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka pohuar se detyrat e policisë para, gjatë dhe në përfundim të procesit zgjedhor janë të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor, dhe për këtë arsye kërkohet zbatimi me korrektësi e detyrave që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. k.k/NOA

KOMENTE