English

Revista "Forbes" thotë se pasanikët e Rusisë humbën dy të tretat e pasurive

Tiranë, 18 Prill NOA - Njerëzit me të pasur të Rusisë po humbasin mëse 70 për qind të pasurive të tyre për shkak të krizës globale që ka nisur.

Pohimi është publikuar nga revista "Forbes". Ajo nënvizonte në numrin e saj të fundit që doli sot, se "kriza financiare i ka goditur rëndë pasanikët më të mëdhenj rusë, vlera e përgjithshme e pasurive të të cilëve ka rënë me më shumë se 70 për qind, deri në 142 miliardë dollarë.

Revista ka bërë një klasifikim të përvitshëm dhe në publikimin e sotëm, evidentojnë se "kriza ka prekur të gjithë botën:Â financierët dhe metalurgët, naftëtarët dhe prodhuesit e artikujve të konsumit të përditshëm".

Klasifikimi dominohet këtë vit nga Mihail Prokhorov, pronar i fondeve të investimeve "Onexim", 43 vjeç, pasuria e të cilit vlerësohet në 9.5 miliardë USD, të fituara veçanërisht në industrinë metalurgjike, atë arit dhe financë. Vendin e dytë e zë Roman Abramoviç, 42 vjeç dhe pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, me 8.5 miliardë USD i pasuar nga presidenti i përgjithshëm i kompanisë së naftës "Loukoil", Vagit Alekperov, që posedon 7.8 miliardë USD.  Oleg Deripaska, në krye të gjigandit të aluminit "Rusal" dhe i përballur me probleme të rënda rinmbursimi të kredive të tij, ka humbur më shumë se 25 miliardë dollarë dhe zë aktualisht vendin e dhjetë në klasifikim.

Në të vërtetë, revista prestigjioze ekonomike "Forbes", regjistron çdo vit 100 personat më të pasur. Këtë herë, ajo ka evidentuar se "asnjë anëtar i Rripit të Artë nuk ka shënuar rritje të pasurisë së tij".Â

e.l/NOA
KOMENTE