Tiranë, 18 prill NOA - Një superoperacion është zhvilluar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë zbuluar raste të shumta të mashtrimit për qëllime përfitimi financiar, përmes klonimit të programeve kompjuterike.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
tha sot se ajo ka bashkëpunuar me kolegët në Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë dhe punuan së bashku, të koordinuara nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Drejtorin e Përgjithshme.
Sot paradite, ata kanë përfunduar operacionin e koduar "Modem", që çoi në ndalimin e 16 personave të akuzuar për konsumim të veprës penale të "Mashtrimit kompjuterik", e kryer në bashkëpunim. Gjithçka kishte nisur në muajin Nëntor, të vitit 2008, kur Policia e Tiranës ka marrë kallëzim se në disa pika të ndryshme në Tiranë, tregtohen aparate Dixhitale të riprogramuara dhe të klonuara. Fillimisht u mundësua identifikimi i disa prej pikave që tregtonin këto aparate në Kryeqytet dhe më pas në disa rrethe të vendit.
Personat që ishin të implikuar në këtë aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve dixhitale nëpërmjet sinjalit të internetit, bënin të mundur marrjen e të dhënave në lidhje me programet e kompanive të ndryshme televizive, si "Tring", "Dixhitalb", "Premier", "Skai", "Nova", duke shfrytëzuar sidomos transmetimin e eventeve sportive etj. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë klonuar dhe shitur qytetarëve karta të televizioneve dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke përdorur aftësitë e tyre kompjuterike këta 16 persona kanë bërë të mundur dekodifikimin e sinjalit dhe shitjen në mënyrë pirate nga 200 deri në 350 euro, programet e këtyre paketave dixhitale. Pas dokumentimit të veprimtarisë kriminale të çdo personi për veprën penale të "mashtrimit kompjuterik", e kryer në bashkëpunim, Gjykata e Tiranes ka vendosur pardje masën e sigurisë "Arrest në burg". Për këtë arsye janë ndaluar sot, personat e mëposhtëm:
1. Saimir Kuniqi, 55 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 2. Alfred Kadiu, 30 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë. 3. Eldi Vorpsi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 4. Edison Shema, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. 5. Sokol Shalca, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 6. Sokol Kadare, 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. 7. Spiro Zguri, 48 vjeç, lindur dhe banues në Korçë. 8. Dhimitraq Papa, 55 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. 9. Saimir Likollari, 31vjeç, lindur dhe banues në Berat. 10. Marin Palushi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. 11. Ilir Raqi Nushi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Ndërsa u ndaluan me Urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë: 1. Xhaferr Gixharri, 23 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë. 2. Artan Priftuli, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 3. Fatmir Çupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 4. Ilir Dylja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. 5. Eduart Koka, 42 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Gjatë shoqërimit dhe kontrolleve të banesave të shtetasve të lartë përmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale : - Kompjuterë të markave të ndryshme dhe Server 50 copë. - Kompjuterë të tipit Lap - Top 20 copë. - Aparate Dixhitale të tipeve të ndryshme të markave Dream Box, Echolink, Orbitum,Metabox 1000 copë. - Karta plastike me çip për dekodifikimin e sinjalit, 500 copë. - Aparate telefoni celulare 30 copë. Policia tha se të gjitha veprimet e kryera janë kryer nën drejtimin e Taks Forcës së Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila do vazhdoj hetimin e mëtejshëm të saj.
e.l/NOA