English

Zbulim shokues në Itali, dalin letra dashurie të vajzës së Musolinit dhe një komunisti

Romë, 17 Prill NOA - Është shokuar Italia nga një lajm që i ka ngjallur jo pak çudi. Pikërisht vajza e njeriut që urrejti më shumë komunistët, ishte lidhur sentimentalist me një komunist të orëve të para.

Tridhjetë e gjashtë letra romantike të zbuluara në ishullin italian Lipari kanë bërë publike

lidhjen e ndaluar romantike të vajzës së ish-diktatorit fashist Benito Mussolinit dhe një partizani komunist tepër të njohur.

Letrat, datojnë nga shtatori i vitit 1945 deri në prill të vitit 1947. Ato tregojnë për marrëdhëniet mes vajzës më të madhe të Mussolinit dhe Leonida Bongiornos, një lider komunist rajonal dhe i biri i një antifashiti me influencë. Edda ishte e martuar më parë me Galeazzo Cianon, një besnik i fashizmit i cili u bë ministër i Jashtëm, por u ekzekutua nga vjehrri i tij pasi u distancua nga ai në korrik të vitit 1943.

Pavarësisht lutjeve të Eddës, Mussolini urdhëroi që Cianon ta lidhnin në një karrige dhe e ekzekutoi.

Pas rënie së regjimit Fashist në prag të përfundimit të Luftës së II Botërore, Edda u burgos në Lipari, në Siçili.

Letrat e fshehta ishin të shkruara në gjuhën frënge, italiane dhe angleze, kanë qenë inspirim për romanin e ri të "Edda Ciano dhe Komunisti. Pasioni i pathënë i vajzës së Duçes". Autori Marcello Sorgi, tha se "nuk ka asnjë zbukurim novelistik". Ai e përshkruan romanin e tij si një "rindërtim gazetaresk" të kësaj romance.

e.l/NOA

KOMENTE