Durrës, 19 Prill NOA - Një atentat me armë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Durrësit me pasojë plagosjen e dy vëllezërve kurse ka dyshime për përfshirjen nga plumbat edhe të një kalimtari të rastit.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA in formon se të plagosurit paraprakisht janë identifikuar si
vëllezërit Shaban dhe Iliradim Karabrahimi, banues në rrethin e Durrësit.
Që të dy janë dërguar në spitalin rajonal ku mjekët thanë se gjendja e njërit është kritike kurse i dyti, ka marrë vetëm plagë pa pasoja për jetën.
Burime në vendngjarje, thonë për korrespondentin e agjencisë së Lajmeve NOA se edhe një kalimtar i rastit ka mbetur i plagosur në incident, i identifikuar si Sadik Laço, 27 vjeç nga Durrësi, por policia nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar.
a.a/NOA
Vijon....