English

Atentati në Durrës, vdesin dy nga të plagosurit, arrestohet i dyshuari

Durrës, 19 Prill NOA Lajm dhe foto Update - Në atentatin me armë që ndodhi mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Durrësit dy nga të plagosurit ndërruan jetë në spital kurse një i tretë ka arritur të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.40 minuta në vendin e quajtur "Mbikalimi i Shkozetit", në banesën e njërit prej viktimave.

Të vdekur në masakrën e ndodhur, janë banorët nga Durrësi, Shaban Karabrahimi 49 vjeçar dhe Sadik Laze, 27 vjeç, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe një plagosjeje, është Kujtim Hasani 38 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë një orë pas ngjarjes, jo larg nga vendi i masakrës. Nga hetimet doli se një konflikt i vjetër pronësie ekzistonte mes dy vëllezërve Karabrahimi dhe autorit të dyshuar të ngjarjes.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se i plagosuri Ilir Karabrahimi, 38 vjeç, banues në rrethin e Durrësit, gjendet në spitalin rajonal ku mjekët thanë se ka marrë vetëm plagë pa pasoja për jetën.

a.a/NOA

KOMENTE