Sebastian Vettel dhe Mark Webber triumfuan në Çmimin e Madh Kinez duke u renditur përkatësisht në vend të parë dhe të dytë
Shangai, 19 Prill NOA - Në sezonin e tij të pestë dhe garën e 74-t, Red Bull
u shtua në listën e skuderive fituese të Formula 1, kur Sebastian Vettel kryesoi në një pistë të lagur nga fillimi deri në fund të garës të dielën në Çmimin e Madh Kinez.
Djali 21-vjeçar gjerman shënoi kështu fitoren e dytë në karrierën e tij dhe fitoren e parë për skuderinë Red Bull Racing të Dietrich Mateschitz. Ai i solli fitore vitin e kaluar skuderisë Toro Rosso në Monza, ndërsa këtë vit Vettel kryesoi për Red Bull në Shangai.
"Gara e sotme ishte si një ëndërr, më dha një kënaqësi të veçantë, shumë faleminderit", - i tha Vettel shokëve të skuadrës nëpërmjet radios.Â
Pas 56 xhirove në kushte shumë të vështira atmosferike, Sebastian kryesoi nga nisja deri në përfundim, duke mbyllur garën 10 sekonda përpara shokut të tij të skuadrës Mark Webber, i cili u rendit i dyti.
Për shkak të vështirësive që solli shiu, në tetë xhirot e para gara u udhëhoq nga makinat e sigurisë. Megjithatë incidentet nuk munguan, duke përfshirë këtu edhe Vettel, i cili u godit nga pas nga piloti i Toro Rosso, Buemi.
"Ishte shumë e vështirë ta mbaje makinën brenda pistës. Në disa momente shiu vërshonte si lumë, duke bërë që të humbje kontrollin e makinës. Nuk më mbetej gjë tjetër vetëm të mbaja fort timonin dhe të shpresoja që gomat të vazhdonin të mbanin kontakt me tokën", - tha Vettel.
e.l/NOA
19 prill - Rezultatet zyrtare të Çmimit të Madh Kinez në Shangai:
 1. Sebastian Vettel (Gjermani)                   Red Bull        1h 57 m 43.485 secs
 2. Mark Webber (Australi)                         Red Bull        +00:10.970
 3. Jenson Button (Britani e Madhe)           Brawn GP     00:44.975
 4. Rubens Barrichello (Brazil)                    Brawn GP     01:03.704
 5. Heikki Kovalainen (Finlandë)                McLaren        01:05.102
 6. Lewis Hamilton (Britani e Madhe)        McLaren        01:11.866
 7. Timo Glock (Gjermani)                          Toyota           01:14.476
 8. Sebastien Buemi (Zvicër)                       Toro Rosso    01:16.439
 9. Fernando Alonso (Spanjë)                     Renault          01:24.309
 10. Kimi Raikkonen (Finlandë)                  Ferrari            01:31.750
 11. Sebastien Bourdais (Francë)                 Toro Rosso    01:34.156
 12. Nick Heidfeld (Gjermani)                     BMW Sauber 01:35.834
 13. Robert Kubica (Poloni)                         BMW Sauber 01:46.853
 14. Giancarlo Fisichella (Itali)                     Force India    1 xhiro
 15. Nico Rosberg (Gjermani)                      Williams        1 xhiro
 16. Nelson Piquet (Brazil)                           Renault          2 xhiro
 17r. Adrian Sutil (Gjermani)                        Force India    6 xhiro
r. Kazuki Nakajima (Japoni)                         Williams        13 xhiro
r. Felipe Massa (Brazil)                                 Ferrari            36 xhiro
r. Jarno Trulli (Itali)                                       Toyota           38 xhiro
Legjenda: (r = i tërhequr, nc = i paklasifikuar)
Xhiro më e shpejtë: Rubens Barrichello, Â Â Â Â Â Â Â 1:52.592, xhiro 42