Kinë 19 prill NOA - Â Kryeministri Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Kinë, me ftesë të kryeministrit kinez, Wen Jiabao, zhvilloi sot një vizitë në tempullin Buddhist të Nanshasë.
 "Kjo është pjesa turistike e pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Aziatik të Boaos, një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike në botë, ku unë erdha me ftesë të organizatorëve të forumit dhe të Kryeministrit Wen Jiabao. Shfrytëzoj rastin për t'i shprehur Kryeministrit Wen Jiabao mirënjohjen më të thellë për mundësinë që m'u krijua për të marrë pjesë në këtë Forum shumë të rëndësishëm" u shpreh kryeministri Sali Berisha
"Pas Forumit, në udhëtim për në Shenzhen, unë u ndala në tempull që përben një mrekulli të kohës sonë, Budda i cili është edhe udhëheqësi hyjnor, zoti i besimit budist, i ndërtuar me një mjeshtri të rrallë. Buddha është për ne simbol i mbarësisë, natyrisht u luta jo vetëm për zgjedhjet por në tërësi, është Zoti i një besimi që ndjell mbarësi, mirëkuptim, tolerancë dhe unë pata shumë kënaqësi për këto momente që kalova në këtë tempull, ndër më mbresëlënësit që kam vizituar në jetën time" shtoi më tej Berisha. Ndërkohë kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Pekin, ku do të zhvilloj bisedime me Presidentin Hu Jintao dhe Kryeministrin Wen Jiabao.
"Gjatë qëndrimit në Forum, nga diskutimet spikati një vendosmëri e madhe e vendeve të fuqishme të Azisë si Kina, Japonia etj. për të dalë nga kriza. Kina parashikon të ketë një rritje të konsiderueshme këtë vit. Ndërsa kryeministri Wen Jiabao, me planin që paraqiti shprehu optimizëm për një kthesë serioze në ekonominë kineze, e cila pa diskutim ka një ndikim të pamohueshëm në ekonominë globale. Gjate qëndrimit tim bisedova me kryeministrat e Pakistanit, Zelandës se Re, Kazakistanit, Guvernatorin e Hong Kongut dhe një seri personalitetesh të tjera të biznesit ndërkombëtar, të pranishëm në Forum, me të cilët diskutuam për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet ekonomike, për krizën financiare botërore" u shpreh më tej Berisha.
k.k/NOA