English

SHBA, një burrë vret gruan tre fëmijët dhe më pas veten

Merilend 19 prill NOA - Babi vret tre fëmijët, bashkëshorten, dhe më pas vetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Merilend të SHBA, kur një burrë ka vrarë gruan dhe më pas tre fëmijët e tij të mitur.

Sipas mediave lokale, autori vuante nga problemet mendore dhe kishte gjendje të keqe financiare.

Viktimat u gjetën nga policia në ambientet e brendshme të banesës.

Mediat lokale bënë të ditur se policia në fillim gjeti trupat e pajete të dy fëmijëve të moshës 4 dhe 5- vjeç të cilët ishin vrarë në krevatet e tyre, ndërsa trupi i pa jetë i vajzës së vogël 2-vjeçare dhe i nënës së saj u gjetën bashkë në një krevat.

Policia deklaroi se viktimat kishin shenja të goditjeve me sende të forta si dhe ishin qëlluar edhe me nga një plumb.

Mësohet se pasi ka vrarë familjen e tij, burri ka qëlluar më pas edhe veten.

k.k/NOA

KOMENTE