Nju Jork, 19 Prill NOA/DW - Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzuan përfundimisht sot pjesëmarrjen në Konferencën kundër racizmit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, e cila pritet të fillojë punimet të hënën në Gjenevë.
Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit sqaroi, se dokumenti i negociuar për deklaratën përfundimtare nuk është i pranueshëm për Uashingtonin.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme federale të Gjermanisë tha se nuk ka ende një vendim përfundimtar rreth pjesëmarrjes gjermane.
"Është e pabesueshme që i gjithë Bashkimi Evropian të bojkotojë të hënën punimet e Konferencës", - deklaroi presidenca çeke e radhës së BE-së. Australia Izraeli dhe Kanadaja e kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre.Â