English

Apeli konfirmon vendimin e Faktit, heqje sekuestroje për pronat e Fazliçit

Tiranë, 20 Prill NOA - Gjykata e Apelit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, për heqjen e sekuestros të pronave të Damir Fazliçit.

Vendimi i Apelit erdhi me motivimin se rekursi që kishte bërë prokuroria, që kundërshtonte vendimin e Faktit, nuk sillte elementë të rinj që të çonin në ndryshimin e vendimit ndaj biznesmenit anglo-boshnjak, Damir Fazliç.

Bizneset e anglo-boshnjakut, ishin sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit prej muajsh kërkonte verifikim edhe nga hetuesit ndërkombëtarë por asnjë dobi nuk pati në dosjen penale të hapur ndaj Fazliçit.

e.l/NOA

KOMENTE