English

Bojkoti vë në hije konferencën për racizmin

Gjenevë, 20 prill, NOA - Një konferencë e madhe e Kombeve të Bashkuara për racizmin që fillon sot në Gjenevë, është lënë në hije nga bojkotimi i disa vendeve perëndimore.

Konferenca ka si objektiv të shqyrtojë përparimet e shënuara në luftën kundër racizmit që prej takimit të fundit në Afrikën e Jugut para tetë vjetësh.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli qenë larguar nga ajo konferencë pasi shtetet arabe u përpoqën që ta cilësonin sionizmin si dukuri raciste.

Ato janë ndër vendet që kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.

Papa Benedikti shprehu përkrahjen e tij për këtë konferencë. Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, tha se ato vende që po e bojkotojnë konferencën, po iu kthenin shpinën viktimave të racizmit.

NOA-INA

KOMENTE