English

Braçe: Hetimi ndaj Ramës, Kuvendi s'mund të hetojë përfaqësuesit vendorë

Tiranë, 20 prill, NOA - Kuvendi nuk mund të ndërmarrë një hetim parlamentar për përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe kryesocialisti Edi Rama mund të konsiderohet një i tillë, derisa mban kreun e bashkisë më të rëndësishme të vendit.

Kjo deklaratë është bërë sot publike nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, sipas të cilit nuk qëndron kërkesa e 35 deputetëve për të ndërmarrë një hetim ndaj kryesocialistit Edi Rama.

Nga ana tjetër, Braçe ka pohuar se qeveria Berisha është qeveria e duarve të pista, e cila për të mbrojtur interesat e saj, po i vërsulet edhe prokurorisë.

"Zbatimi i ligjit është i detyrueshëm për të gjithë. Të mos harrojmë se kjo është qeveria e cila në 17 minuta vrau 26 njerëz dhe plagosi 300 të tjerë", përmendi Braçe.

n.e/NOA

KOMENTE