Shkup, 20 prill, NOA - Policia kufitare e Maqedonisë njoftoi se ka ndaluar nëntë shtetas shqiptar gjatë tentimit të tyre për të kaluar ilegalisht kufirin me Greqinë.
Në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme theksohet se përveç shtetasve shqiptarë është arrestuar edhe një shtetas i Maqedonisë, i cili ishte përfshirë në rrjetin organizues për kalimin e shtetasve të huaj në mënyrë ilegale në territorin grek, në zonën në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë.
Ndaj personave të arrestuar, policia theksoi se do të ndërmarrë masat ligjore, duke përfshirë masën e paraburgimit dhe masën e ndalesës për të hyrë në Maqedoni.
NOA-INA
Â