English

Enver Hoxhaj: Vitin 2009 e kemi deklaruar si viti i cilësisë në arsim

Nga Hajdin IslamiÂ

Prishtinë, 20 prill NOA - Me rastin promovimit të Këshillit Shtetëror për Kurrikulin e Kosovës (KSHKK) ministri i MASHT-it, Enver Hoxhaj është shprehur se viti 2008 ishte Vit gjithëpërfshirës në Arsim, kurse 2009 e kemi deklaruar si Vit i Cilësisë.

"Kemi studiuar modelet më të mira në botë me ç'rast kemi arritur të konstatojmë se një sistem cilësor i arsimit varet nga shumë faktorë por kur është fjala për arsimin parauniversitarë janë tre faktorë kyç që e determinojnë cilësinë", - tha Hoxhaj.

Ai ka detajuar më tej: "Së pari është kurrikuli, së dyti zhvillimi profesional i arsimtarëve dhe së treti tekstet shkollore".

KSHKK ka për mandat rishikimin e kurrikulit të Kosovës, të teksteve shkollore dhe vendosjen e standardeve për tekstet shkollore, tha ministri Hoxhaj dhe shtoi se KSHKK do ta ridefinojë shkollën në Kosovë,do të bëjë përpjekje që shkolla të jetë e integruar ku në fokus të mësimdhënies janë lëndët e dijes bazike, sidomos gjuhët e Kosovës, gjuha angleze, matematika, etj.

Në vazhdim Hoxhaj tha se, me rishikim të kurrikulit do ta kem një shkollë të mesme që do të jetë shumë më diverse për nga misioni i saj.

"Do të kemi shkolla të përgjithshme, shkolla profesionale, qendra të ekselencës 5 prej të cilave do të jenë të gatshme në shtator të këtij viti", - shtoi Hoxhaj.

Ai pohoi se qëllimi kryesor i KSHKK është që ta definojë shkollën e shekullit 21, të jap kontribut në rishikim të ligjeve për arsim parauniversitarë dhe të filloj dialogun që do të përfshijë të gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit.

Hoxha njoftoi se gjatë këtij viti, donatorët që mbështesin arsimin do të sigurojnë një numër ekspertësh ndërkombëtarë të cilët do të kontribuojnë në rishikim të kurrikulës, teksteve dhe standardeve për tekstet shkollore.

h.i/e.l/NOA

KOMENTE