Nga Ermir Dobjani
Avokati i Popullit
Afirmimi, mbrojtja dhe respektimi i te drejtave themelore te njeriut mbetet një nga gurët e themelit te ekzistencës dhe zhvillimit ne nje shoqëri dhe shtet demokratik, qe individin nuk e shohin thjesht si nje tregues numerik,
por si nje force te dobishme dhe te domosdoshme per te plotësuar mozaikun e ekzistences dhe te dinjitetit se qenies njerëzore ne terezinë e saj. Ky vizion ka bere qe katalogut te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te pranuara dhe njohura ndërkombëtarisht, t'i bashkangjiten dhe shtohen disa nga te drejtat me te reja, te njohura si "te drejtat e pacientit".
Ne konceptin e hershem filozofik te kuptimit dhe nocionit te dhene per te drejtat e njeriut, nuk eshte e rastesishme keshilla qe "babai" i mjekesise Hipokrati i jepte personelit te mjekesise nepermjet thenies, se së pari, "Te mos demtoni".
Definicioni i cili perben edhe hapin e pare pozitiv ne percaktimin e konceptit te te drejtave te pacienteve, gjendet ne nenin 25 te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, ku thuhet se:
"Çdo njeri ka te drejten per nje standard te pershtatshem jetese per shendetin si dhe mireqenien e vetes dhe familjes se tij, perfshire ketu ushqimin, veshmbathjen, vendbanimin dhe kujdesin mjekesor…".
Afirmimi i te drejtave te pacientit u bazua pikerisht ne parimin se çdo njeri te pakten nje here ne jeten e tij do te jete patjeter konsumator i sherbimeve mjekesore ose pacient, si dhe ne vleresimin e parimit se çdo njeri qe perdor sherbimet e perkujdesjes shendetesore, ne te vertete eshte nje "konsumator" i sherbimeve mjekesore, prandaj marredheniet mes "Ofruesit te sherbimit" dhe "Konsumatorit", duhet te rregullohen. Pra, te drejtat e pacientit nuk jane asgje me shume dhe asgje me pak veçse mbrojtja e te drejtave te njeriut ne nje fushe te veçante dhe me konkretisht ne ate te sherbimeve te shendetit.
Ne kete kontekst, nuk eshte ekzagjerim i fushes se te drejtave te njeriut te pretendosh se mbrojtja ligjore e te drejtave te pacienteve, ashtu si mbrojtja e çdo grupimi tjeter social, eshte nje hap themelor ne forcimin e demokracise dhe shtetit te se drejtes.
Padyshim qe nje rol specifik ne kete kuader, luan edhe veprimtaria e institucionit te Avokatit te Popullit ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive themelore te individit edhe ne kete fushe.
Avokati i Popullit ne vazhdimesi e ka konsideruar shërbimin shëndetësor një ndër objektivat primare të punës së tij, pasi cilësia e shëndetit dhe e mbrojtjes së tij është një nga të drejtat më elementare që duhet të garantojë Shteti Shqiptar në dobi të të gjithë individëve që kanë nevojë për të.
Trajtimi i pozicionit te pacientit ne marredhenien e krijuar me institucionet qe ofrojne sherbimin e kujdesit shendetesor ne vend, ka shfaqur tendencen e tejkalimit te modelit te vjetër te trajtimit te pacientit si, "nevojtar, hallexhi apo konsumator i detyruar" dhe ka kaluar drejt atij pozicioni ku pacienti duhet te konsiderohet si partner dhe shtyllë kryesore e sistemit shëndetësor. Kjo sepse pacienti nuk eshte thjesht perfitues sherbimesh apo konsumator i tyre, por ai eshte edhe kontribuesi kryesor financiar i tyre.
Ky eshte standardi qe ka percaktuar edhe qendrimin tone konstant ne drejtim te trajtimit te te gjitha ankesave te paraqitura nga ana e qytetareve ne adrese te institucioneve qe ofrojne sherbimin shendetesor, apo te atyre strukturave shteterore te cilat kontrollojne cilesine e ofrimit te ketij sherbimi.
Ky qendrim behet edhe me imperativ, kur procesi i integrimit tone ne Bashkimin Europian kerkon arritjen e standardeve te percaktuara ne dokumente te tilla si "Karta e te Drejtave Themelore", e nenshkruar ne 7 Dhjetor 2000 nga vendet anetare te BE-se, e pasuar kjo nga "Karta Europiane e te Drejtave te Pacienteve", nenshkruar nga vendet anetare te BE-se ne vitin 2002.
Te drejtat baze te pacienteve te njohura nderkombetarisht afirmojne dhe garantojne ushtrim efektiv te tyre nga individet per: mjekesine parandaluese; aksesin ne sherbime; informacionin; pelqimin; zgjedhjen e lire; jeten private dhe konfidencialitetin (sekretin); respektin per kohen e pacienteve; vrojtimin e standardeve te cilesise; sigurine; novacionet; evitimin e vuajtjeve te panevojshme; evitimin e dhimbjeve te panevojshme; trajtimin e personalizuar si dhe te drejten per t'u ankuar dhe per te marre demshperblim.
Por sa njihen dhe sa zbatohen keto te drejta ne vendin tone?
Ne ankesat e shumta qe institucioni i Avokatit te Popullit ka shqyrtuar qe nga fillimi i veprimtarise se tij e deri me sot, nje vend te posaçem zene edhe ankesat qe lidhen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe per institucionet në vartësi të saj, si menaxhuesit dhe ofruesit kryesore te sherbimit shendetesor ne vend.
Problematika e ketyre ankesave ka qënë kryesisht e lidhur me aspekte te procedurave administrative, si p.sh per protokollin mjekesor per semundjen e talasemise ne spitalet tona, per hartimin e nje strategjie kombetare per sigurimin e gjakut me cilesi dhe ndjekjen nen kontroll te vazhdueshem te femijeve me kete semundje. Por nuk kane munguar, megjithese ne nje numer te paket edhe ankesat qe lidhen me cilesine e sherbimit shendetesor. Nderkohe, Avokati i Popullit ka ushtruar kompetencën që i është dhënë nga ligji për të kryer inspektime në institucionet publike shëndetësore, konkretisht në disa spitale infektive si dhe ne spitalet psikiatrike. Nga keto inspektime te realizuara, ka rezultuar se shërbimi shëndetësor për shëndetin mendor ka të meta si në menaxhimin mjekësor dhe ekonomik, ashtu dhe në zbatimin e ligjit. Brenda shërbimit shëndetësor, qendrat psikiatrike mbeten "Thembra e Akilit" pasi përmbajnë një problematikë të theksuar dhe komplekse që pengon zhvillimin e një modeli të ri dhe bashkëkohor shëndetësor. Per keto mangesi u jane rekomanduar nje sere masash qe duhet te ndermerren, institucioneve perkatese pergjegjese per rregullimin e gjendjes aktuale. Njekohesisht, nderhyrjet tona kane qene p.sh edhe ne kuader te rekomandimit te heqjes se pageses qe eshte kerkuar te kryhet ne rastet e ofrimit te barnave nepermjet recetes se rimbursueshme nga ana e shtetit, apo edhe te shtimit te listes se ketyre barnave me barna te rinj më cilesore, qe ndikojne ne rritjen e cilesise se sherbimit ndaj pacienteve. Nuk kane munguar as nderhyrjet tona ne rastet, kur media ka bere publike problematiken e ofrimit te sherbimit mjekesor, ne sherbimet e specializuara te qendres spitalore universitare "Nene Tereza" etj, apo ne rastet e ushtrimit te aktivitetit te klinikave mjekësore private, në ambiente banimi.
Veçanerisht ne rastin e klinikave mjekesore private jemi shprehur se, para hartimit të akteve të reja nënligjore qe rregullojne aktivitetin e tyre, duhet të ngrihet një grup ekspertësh që të përcaktojë se sa është risku që banorët e një pallati marrin përsiper kur përdorin të njëjtat ambiente me të sëmurë që kërkojnë të diagnostikohen në klinikat private qe ushtrojnë aktivitetin në pallatin e tyre.
           Gjithashtu konstatohet se, personeli yne mjekesor nuk eshte ende i pergatitur per t'iu pergjigjur kerkesave te pacienteve, sidomos per te respektuar te drejtat e tyre dhe kjo mospergatitje vazhdon te jete e dukshme. Nga ana tjeter, duket se edhe informimi i pacientit per te drejtat e tij, gjate procesit te sherbimit shendetesor qe i ofrohet, rezulton te jete i manget. Per pasoje, nuk jane te rralla rastet, kur shikojme reagime ekstremisht kunderthenese: nga njera ane, pacienti reagon buzagaz dhe me syte nga mjeku, si te ishte perendia, kur sherbimi jep rezultate pozitive; nga ana tjeter, po i njejti mjek shikohet si djalli, nese rezultatet e kurimit nuk jane pozitive per pacientin. Por, cili element e ben diferencen ne kete rast? Diferencen ne kete rast e ben pikerisht performanca e ofruesit te sherbimit, pra e mjekut. Dhe per çudi, kjo eshte e lidhur jo aq me anen e tij profesionale, por me cilesite njerezore qe mjeku shfaq, si ndaj pacientit, ashtu edhe ndaj familjareve te tij. Jemi para nje sfide, kur mjeku nuk ka perse detyrimin e tij misionar dhe profesional, ta "shese" per bamiresi, sikunder edhe etika profesionale e nje mjeku te tentoje te fshehe paaftesine e tij, e cila mund te rezultoje edhe kriminale per jeten e pacientit.
Fakti eshte se sot e kesaj dite nuk kemi miratuar ende nje ligj per mbrojtjen e pacientit dhe kjo ne nje kohe kur permiresimi i shendetit dhe promovimi i te drejtave te pacientit, jane tashme ne qender te vemendjes te Bashkimit Europian dhe Keshillit te Europes, te cilet nxisin shtetet anetare te krijojne legjislacionin e duhur per te drejtat e pacientit, dhe ta perditesojne ate me legjislacionin e shteteve me te perparuara. Kjo eshte edhe nje nga konstatimet e shumta qe u bene, si dhe nje nga rekomandimet qe dolen nga konferenca kombetare e organizuar nga Avokati i Popullit ne muajin Dhjetor 2008, "Per mbrojtjen e te drejtave te konsumatorit", ku te drejtat e pacientit zune nje vend te veçante.
Prioritetet e ardhshme në vendin tonë lidhur me të drejtat e pacientëve dhe qytetarëve në fushën e shëndetësisë janë në radhë të parë krijimi me urgjencë i legjislacionit të munguar, krijimi i mekanizmave rregullatore, e pa dyshim dhe i një kulture të re te përgjegjësisë për gjithçka që bëjmë dhe nuk bëjmë per pacientin.
Kjo nxjerr nevojen e bashkepunimit mes aktoreve kryesore ne kete fushe, si dhe te promovimit te vazhdueshem te ketyre te drejtave.
Â