Belfast, 20 prill, NOA - Nëse jeni super i shëndoshë, kompania e fluturimit nuk mund të vazhdojë të paguajë më edhe për kilogramët e tu të tepërt.
Disa prej tyre kanë nisur të marrin masa paraprake që personat mbi peshë, të paguajnë dyfishin e çmimit të një pasagjeri me peshë normale.
I bie pra, që ata të paguajnë edhe për "pjesën tjetër" të tyre, e cila kompanive të fluturimit në këto kohë krize duket se po u kushton së tepërmi.
Kompania e parë që ka nisur ta aplikojë një gjë të tillë ka qenë irlandezja e fluturimit "Ryanair", e cila ka planifikuar tarifa të reja për personat super të shëndoshë.
Më shumë se 40 % nga 100.000 të anketuar kanë qenë pro-idesë që personat me mbipeshë duhet të paguajnë tarifa shtesë gjatë udhëtimeve të tyre. "The Independent" njofton se drejtuesit e kompanisë Ryanair së shpejti ndoshta do të kërkojnë nga pasagjerët ‘e rëndë' që të paguajnë nga dy ulëse, me qëllim që pasagjerët tjerë të udhëtojnë në mënyrë komode. Disa kompani amerikanë tashmë kanë vënë një politikë të re të udhëtimit, me ç'rast pasagjerët me mbipeshë janë të detyruar të marrin biletë për udhëtim zyrtar, ku ulëset janë më të gjera dhe më komode për ta, por kuptohet, kushtojnë më shtrenjtë.
n.e/NOA