English

Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha takohet sot me homologun e tij kinez, Yang Jiechi

Pekin, 20 prill, NOA - Ministri Basha do të pritet sot në një takim të veçantë nga homologu i tij i Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi.Â

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burime zyrtare të delegacionit i cili po viziton Kinën gjatë këtyre ditëve, kryesuar nga kryeministri Sali Berisha.

Kjo vizitë, t'i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat dhe do të konkretizohet me zbatimin e projekteve në fushën e ekonomisë, energjetikës etj.

Gjatë takimit mes dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve, do të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe, për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi si në fushën politike, ashtu dhe në atë ekonomike, rritja e ndërsjelltë e marrëdhënieve të biznesit etj.

Viti 2009 shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.

n.e/NOA

KOMENTE