Intervista/ Ndihmësi i ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, në konferencën e fundit për racizmin në vitin 2001 jep mendimin e tij mbi bojkotin në Gjenevë të 6 vendeve të konferencës së sotme të OKB-së. Me objektivin e shqyrtimit të përparimeve të shënuara në luftën kundër racizmit që prej takimit të fundit në Afrikën e Jugut para 8 vjetësh, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u larguan prej saj pasi shtetet arabe u përpoqën që ta cilësonin sionizmin si dukuri raciste. Po pse ndodh përsëri që përpjekjet e OKB-së për të diskutuar çështjen e racizmit përfundojnë me debate?
Z.Mortimer, a jeni i çuditur nga vendimi i vendeve bojkotuese për mungesë pjesëmarrje në konferencën e OKB-së?
- Mendoj se ky është një debat që vazhdon për një kohë të gjatë, që në vitin 2001 kur u mbajt konferenca për racizmin dhe kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u tërhoqën para se të përfundonte ajo konferencë. Në fakt Bashkimi Evropian, që qëndroi në konferencë, bëri të mundur që dokumenti i konferencës të ndryshohej dhe pjesa më e madhe e asaj që konsiderohej nga Perëndimi si gjuhë ofenduese ndaj Izraelit u hoq.
Megjitahtë, kjo nuk mori publicitet të madh, kështu që - të paktën bota Perëndimore - besoi se konferenca e Durbanit përfundoi me një deklaratë kundër semitizmit apo kundër Izraelit, që në fakt nuk është e vërtetë. Kështu që shumë grupe kanë bërë fushatë kundër idesë për të mbajtur një konferencë për të pasuar të parën. Pra, megjithëse është zhgënjim që SHBA po e bojkoton atë, nuk është fare për t'u çuditur.
Â
Meqë pjesa më e madhe nga gjuha ofenduese në konferencën Durban Një u hoq, dhe SHBA në fakt u përfshi në përgatitjet e konferencës Durban Dy, pse mendoni se u tërhoqën në këtë fazë?
- Jam i sigurt se ka pasur shumë ndërhyrje politike në Uashington, siç bëhet gjithnjë. Aryeja që japin është se ekziston shqetësimi se ende mund të përdoret gjuhë që mund të interpretohet se do të jetë kudër Izraelit, megjithëse nuk do të ketë ndonjë referim të drejtëpërdrejtë kundër Izraelit. Dhe, për shkak të vendosmërisë së vendeve islamike për të përfshirë gjuhë që parandalon ofendimin e Islamit, kjo do të nënkuptonte shkelje të lirisë së shprehjes.
Â
A nuk është praktikisht e pamundur për të gjetur një përcaktim të pranueshëm për racizmin që nuk do të ofendonte ndonjë interes fetar, kulturor apo politik?
- Ndoshta ka. Dua të them që në një farë mënyre ky nuk është problemi i drejtëpërdrejtë. Mendoj se të gjithë e dijnë se çfarë është racizmi. Mendoj se ka një histori të gjatë përpjekjesh për ta përcaktuar sionizmin si një formë racizmi, që në fakt u bë nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1975, që u rindez në fillim të viteve 1990. Mendoj se është e vërtetë se ka një notë subjektivizmi lidhur me këtë, racimi i njërit mund të jetë nacionalizëm për një për një tjetër, apo diçka e tillë, por unë nuk mendoj se çështja tani lidhet me racizmin si të tillë. Sigurisht kjo konferencë nuk merret vetëm me racizmin, por edhe me forma të tjera ksenofobie e diskriminimi, dhe ka diskriminim madje edhe brenda formave të ndryshme të diskriminimit.
Â
A mendoni se pas gjithë kësaj që ka ndodhur OKB-ja u ka dhënë kritikëve material për ta kritikuar?
- Probemi është se OKB-ja nuk është një entitet i vetëm, është një bashkim 192 vendesh, dhe shpesh ka çështje për të cilat ata nuk arrijnë të bien dakord dhe kjo pasqyrohet në procedurat në Kombet e Bashkuara. Mendimi im personal është se do të ishte më mirë që këto vende që kanë vendosur të mos shkojnë të kishin shkuar në konferencë dhe t'i kishin debatuar këto çështje në konferencë. Por siç duket ata kanë mbështetur mendimin se ekujlibret janë kundër tyre, vendet islamike janë në një numër mjaft të madh dhe vende të tjera në zhvillim kanë tendencë të anojnë nga ana e tyre në debatet me Perëndimin. Dhe ky ka qenë një problem për shumë vite në punën e OKB-s lidhur me të drejtat e njeriut.
BBC
Â
Â