English

Zgjedhjet në Qipro, radikalët turq fitojnë në pjesën veriore

Nikozi, 20 prill, NOA - Zgjedhjet parlamentare në Republikën Turke të Qipros Veriore kanë nxjerrë fituese Partinë e djathtë të Uniteti Kombëtar.

Kjo parti, e cila është për lidhje më të ngushta me Turqinë, ka marrë 44% të votave. Partia Republikane Turke e presidentit Mehmet Ali Talat ka dalë në vend të dytë me 29% të votave.

Rezultati i zgjedhjeve shihet si shprehje e pakënaqësisë së qipriotëve turq me progresin e ngadaltë në bisedimet për bashkimin e ishullit të Qipros. Ky proces do të çonte automatikisht në anëtarësimin e të gjithë ishullit në Bashkimin Evropian.

Ja si u shpreh udhëheqësi nacionalist, Dervish Eroglu, kur u pyet për autoritetin e presidentit në bisedimet për ribashkimin e Qipros.

"Zoti Talat është presidenti ynë dhe ai do të vazhdojë të negociojë si përfaqësues i popullit dhe shtetit të Republikës Turke të Qipros Veriore. Ne do të jemi në dialog me presidentin", tha udhëheqësi nacionalist i qipriotëve turq, Dervish Eroglu.

Ai ka thënë se do të emërojë një përfaqësues të vetin që do ta shoqërojë presidentin Talat në negociatat që do të zhvillohet për çështjen e Qipros. Turqia është i vetmi vend që e ka njohur Republikën e Qipros Veriore.

NOA-INA

KOMENTE