Korçë, 21 prill, NOA - Pakujdesia gjatë momentit të drejtimit të automjetit nga shoferi, i ka kushtuar jetën një kalimtari që po kalonte rrugën në ato momente.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec dhe konkretisht në kryqëzimin e fshatit Petrush të Pogradecit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ka qenë drejtuesi 32-vjeçar Elis Çullaj, banues në Tiranë, i cili ka shkaktuar aksidentin fatal me makinën e tij që mbante targën EL 1009 C.
Forcat policore bëjnë të ditur se kanë mundur që ta arrestojnë atë.
Ndërkaq, nësohet se personi i aksidentuar është 21-vjeçari Klodian Xhemollari, banues në fshatin Vreshtas të Korçës, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen pas përplasjes me automjetin.
n.e/NOA