English

Ambasada e Mbretërisë Saudite dërgon një vajzë të sëmurë në Riad

Tiranë, 21 prill NOA - Me ndihmën e autoriteteve të Arabisë Saudite, një vajzë është dërguar në Riad për një mjekim të specializuar pasi ka probleme serioze shëndeti me zemrën.

Për këtë qëllim, një ceremoni përcjellëse u zhvillua sot, në selinë e ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tirane.

Ambasadori Abdullah Al-Abdulkerim dhe atasheu i ambasadës Turki Gazaz zhvilluan takimin e përcjelljes së vajzës së myftiut të Tropojë, Sheh Bashkim Berisha, vogëlushes Belkisa Berisha, që vuan nga probleme shëndetësore në zemër.

E vogla u nis për në spitalin "Mbreti Fahd" të Riadit.

Trajtimi mjekësor që do të marrë vogëlushja, me shpenzimet e shtetit saudit, u bë i mundur në sajë të aprovimit të Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mbretit Abdullah Ben Abdulaziz.

Vogëlushja tashmë është nisur, në shoqërinë e prindërve të saj, për në Riad ku do të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ambasadori i uroi asaj shërim të shpejtë dhe kthim me shëndet. Po ashtu, ambasadori dhe prindit e vogëlushes falënderuan Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, mbret të humanizmit, për atë ç'ka ai i jep çdo njeriu që ka nevojë për ndihmë në të katër anët e botës.

e.l/NOA

KOMENTE