Tiranë, 21 prill NOA - Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest me burg", për studenten që ushtronte prostitucion dhe për tutorin e saj, ndërsa shoferi i taksisë është lënë në "arrest shtëpie".
A.D, 24 vjeçe ka pranuar para gjykatës ka pranuar që ka ushtruar prostitucion për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Studentja, para gjykatës ka treguar që fillimisht ishte shfrytëzuar, duke pohuar më tej se
diplomatë të huaj nga ambasadat e institucionet apo organizatat e huaja joqeveritare ishin më së shumti klientë të saj.
Historinë e jetës si prostituoë, ajo e ka lënë në mes, pasi ka nisur të qajë gjatë caktimit të masës së sigurisë.
Ndërsa tutori i saj, Mario Monopuli, 19 vjeç dhe taksisti Altin Dajçi, nuk kanë dhënë shpjegime para gjykatës.
Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se studentja shiste trupin kundrejt shumës 100-150 euro.
Takimet kryheshin me telefon, ndërsa vajza shoqërohej me taksi deri ne hotelet luksoze ku ishte lënë takimi.
Sipas hetimeve një pjesë e klientëve kanë qenë edhe përfaqësues të selive diplomatike në vend.
e.l/NOA