English

Edi Rama në "bastionin" e Topallit, rrëfehet për "Dialogun me Shqipërinë"

Koplik, 21 prill NOA - Kryetari i PS, Edi Rama ishte sot pasdite në Koplik të Malësisë së Madhe ku ka folur fillimisht për "Dialogun me Shqipërinë", që tha se "e hapëm duke i dhënë zë qytetarëve dhe qytetareve, që prej 18 vjetësh vuajnë ligjet e këqija dhe vendimet e padrejta të politikës së vjetër".

"Dëgjuam hallet dhe dëshirat e tuja, - vijoi Rama, - në realitetet e vështira të vendit tonë. Mbajtëm shënime, sugjerime dhe ide të reja për të ardhmen. Për 18 muaj me radhë, ne e nxorëm politikën nga kutia e televizorit dhe e çuam në qytete e fshatra, nga veriu në jug, pranë mësuesve dhe bujqve, sipërmarrësve dhe të papunëve".

Rama theksoi se "e kthyem Partinë tonë në një hapësirë publike për qytetarët, që kanë të gjithë një histori për të treguar dhe që sot më shumë se kurrë duan vendin e munguar prej 18 vjetësh në vëmendje të përfaqësuese të tyre".

Këta 18 muaj, - tha Rama, - kanë qenë për mua një mësim i paçmueshëm dhe një eksperiencë e paharrueshme.

"Kam takuar dhjetëra mijë njerëz dhe kam dëgjuar historitë e tyre jetësore, kam parë nga afër varfërinë, analfabetizmin, përjashtimin social, shkatërrimin mjedisor dhe kam prekur plagën e thellë të dasisë dhe të sherrit që politika e vjetër e 18 viteve, që politika e vjetër ka hapur deri në fshatin më të largët, duke nxitur mërinë dhe motivuar hasmërinë mes njerëzve, kjo politikë e vjetër ka mundur të mbijetojë pavarësisht premtimeve të saj pambajtura dhe zullumeve të saj të papërmbajtura, duke e kthyer politikën nga një mision ndryshimsjellës për shoqërinë, në një aktivitet fitimprurës për një grusht njerëzish", - theksoi Rama.

Kurse hodhi dhe akuza politike: "Politikanët tanë të vjetër e kanë katandisur jetën politike në një shfaqje vulgare akuzash, shpifjesh dhe fyerjesh, ku për pushtetin e disave, sakrifikohen prej 18 vitesh, shpresat dhe interesat e të gjithëve, duke i ndarë shqiptarët djathtas e majtas, jo në emër të vizioneve, ideve, programeve për të ardhmen, por në emër të tifozllëkut të urrejtjes, që e ka ushqyer për 18 vjet rresht me urrejtjen e së shkuarës, kjo politikë e së vjetër na ka tërhequr zvarrë për 18 vjet, në një lojë që mund ta luajnë vetëm politikanët dhe që e paguajnë vetëm qytetarët".

Në këtë pikë, Rama tha se "është koha t'i japim fund kësaj politike të vjetër dhe t'i japim qeverisjes tonë, fuqinë e bashkimit të ri, përtej të majtës dhe të djathtës, për një politikë të re që i jep fund dasisë dhe sherreve në emër të së shkuarës dhe hap një faqe të re komunikimi dhe respekti të ndërsjellë mes nesh, në shërbim të së ardhmes tonë".

Nga premtimet e Ramës, sot në Koplik:Â

-Â Â Â Â Â Â Â Â Â Arsim kundër papunësisë.

-Â Â Â Â Â Â Â Â Â Nxitje e sipërmarrjes prodhuese kundër papunësisë.

-Â Â Â Â Â Â Â Â Â Fshat i mbështetur fuqishëm nga qeveria kundër papunësisë.

-Â Â Â Â Â Â Â Â Â Turizëm i zhvilluar kundër papunësisë.

-Â Â Â Â Â Â Â Â Â Ndihmë ekonomike kundër papunësisë.

r.d/NOA

KOMENTE