Tiranë, 21 Prill NOA - Në parkun e Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" (Kinostudio) kjo akademi ka ftuar sot të gjithë qytetarët që jetën dhe aktivitetin e tyre e quajnë pjesë të hapësirës publike.
Kështu, Parku i Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" në ish-Kinostudio, shndërrohet në Parkun e Ideve, duke thirrur kështu të gjithë ata që mendojnë se një qytet lind nga idetë dhe ndërtohet nga mbrojtja e tyre.
"Marubi" është shndërruar kështu në zonën që ngërthen moskuptimet qeveritare dhe private të publikes.
"Të gjithë ata që në art, kulturë e shkencë besojnë se nën këta emra realizohet integrimi i Shqipërisë në vlerat më të larta njerëzore, janë të mirëpritur të ndihmojnë në kthjellimin e përgjegjësive qytetare", - deklaroi Kujtim Çashku, drejtor i "Marubit".
"Ne besojmë te Parku i Ideve, - shtoi ai, - si hapësirë e lirisë së natyrës dhe mendimit.
e.l/NOA