English

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 15-vjeçari përdhunon të miturën fqinjë me thikë në dorë

Tiranë, 21 prill NOA - Një 15-vjeçar është denoncuar nga fqinja e tij, për përdhunim dhe kërcënim me vdekje duke përdorur armë të ftohta për të shuar epshet seksuale.

Policia e komisariatit nr.5 në Kamëz tregoi për agjencinë e lajmeve NOA se ka shoqëruar sot 15-vjeçarin me iniciale L.N, pasi ndaj tij është ngritur akuza e "kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me të mitur".

Ngjarja për të cilën akuzohet i mituri, ka ndodhur dy ditë më parë, kur ai dyshohet se ka përdhunuar në banesën e tij, fqinjën 14-vjeçe me iniciale A.P.

Vajza ka shkuar për vizitë në banesën e fqinjit të saj i cili në atë moment ndodhej i vetëm. Dyshohet se ai ka përfituar nga mungesa e familjarëve të tij për të shfryrë epshet seksuale me të miturën.

Pavarësisht kundërshtimit të vajzës, 15-vjeçari me dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të madje e ka kërcënuar atë edhe me thikë.

Një fakt të tillë policia e konfirmon pas raportit të ekspertizës mjeko-ligjore e cila deklaroi se vajza është përdhunuar.

14-vjeçarja ka shkuar në banesën e saj duke qarë, dhe me rroba të grisura, dhe me shenja dhune gjë e cila ka alarmuar jo pak prindërit e saj të cilët iu drejtuan menjëherë policisë. Burime nga policia thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE