Tiranë, 21 prill NOA - Prokuroria e Tiranës kërkoi sot shpalljen fajtor dhe dënimin dhe dënimin me 25 vjet burg për Gëzim Kasemin, të njohur si "ushtari" i Altin Dardhës. Prokurori Tasim Puci ka shpjeguar se ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1998.
Sipas pretencës së lexuar nga prokurori Puci, Kasemi, në bashkëpunim me Agron Bilalin dhe Altin Dardhën kanë organizuar dhe më pas kanë ekzekutuar Burhan Tomorrin, i cili dyshohet se i kishte vrarë babin Dardhës.
Gjatë ekzekutimit të Tomorrit janë vrarë edhe tre persona të tjerë.
I pandehuri Kasemi akuzohet për veprat penale të "vrasjes me dashje", "vrasje mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje".
Gëzim Kasemi është dënuar në mungesë nga gjykata me 23 vjet burg për të njëjtat vepra penale.
Pas ekstradimit të tij nga Italia, i pandehuri kërkoi rigjykim, pasi procesi i zhvilluar në mungesë nuk kishte qenë i rregullt.
Kasemi e argumentoi se ai nuk ishte vënë në dijeni se ndaj tij kishte nisur gjykimi.
e.l/NOA