English

Nxirrte hekur në Malin e Kuq, gjatë punës i shpërthen kapsolla në duar

Korçë, 21 prill, NOA - Ishte nisur për të nxjerrë hekur nga bunkerët në Malin e Kuq, por gjatë punës i ka shpërthyer në duar një kapsolle duke i shkaktuar dëmtime të gishtave të duarve.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe sikundër bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, i dëmtuari quhet Ritvan Rakipi, 51 vjeç, banues në fshatin Floq të këtij qyteti.

Pas ngjarjes, ai është dërguar menjëherë në spital nga të afërmit e tij dhe tani rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, forcat e policisë pas marrjes së informacionit, kanë kryer veprimet e nevojshme proceduriale për kundravajtje penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

KOMENTE