Gjirokastër, 21 prill, NOA - Rreth 109 mijë emigrantë shqiptarë, me 29 mijë makina kanë hyrë në pikat kufitare të jugut gjatë këtyre ditëve me rastin e Pashkëve Ortodokse.
Këto janë shifrat që japin burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave në një fluks kaq të madh të hyrje-daljeve të emigrantëve, ka ndikuar edhe nxjerrja e qarkores së posaçme të ministrisë së Brendshme Greke, e cila lejonte me rastin e Pashkëve edhe lëvizjen e emigrantëve, të cilët nuk kishin leje të rregullt qëndrimi për në shtetin fqinj, por që kanë aplikuar për ta marrrë atë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, të dhënat e hyrjes së emigrantëve në territorin shqiptar, janë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kështu, nëse në vitin 2008 për Pashkët hynë 107 emigrantë, këtë vit rezultuan edhe 2 mijë më tepër, ndërsa për makinat rritja është shënuar me 1 mijë të tilla.
Aktualisht, fluksi në Kakavije është normal, ndërsa bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së sotme kanë dalë 4820 shtetas dhe 1450 automjete.
 n.e/NOA
Grafiku i të dhënave
Â
Hyrje me rastin e festës së pashkëve
Â
 Viti 2009
15.03.2009Â Â --21.04.2009
 Viti 2008
15.03.2008Â Â --27.04.2008
Hyrje shtetas shqiptarë
109.606
107.386
Hyrje shtetas të huaj
5.571
4.163
Hyrje mjete shqiptare
28.940
27.903
Hyrje mjete të huaja
2.007
1192
Dalje për Greqi .
 Viti  2009
15.03.2009Â Â --21.04.2009
 Viti 2008
15.03.2008Â Â --27.04.2008
Dalje shtetas shqiptarë
73.387
69.539
Dalje shtetas të huaj
4.819
3845
Dalje mjete shqiptare
21.876
20.671
Dalje mjete të huaja
1.882
1354
Â
Â
Â
Â